Brendan Roxhers la drejtimin e Seltikut për t’u rikthyer në Premier Ligë, ku është bërë trajner i Leisterit. Tekniku, ishte prej vitesh në krye të skocezëve dhe tifozët e ekipit nuk e pritën mirë largimin e tij në mes të sezonit.
Pikërisht, lidhur me këtë gjë, ditën e djeshme ka ndodhur një grabitje në shtëpinë e Roxhers. Ndoshta deri këtu asgjë nuk lidhet me tifozët, por nga shtëpia e trajnerit, janë vjedhur shumica e medaljeve, të cilat ishin fituar nga ky i fundit në kohën kur drejtonte Seltikun.
Në atë kohë në shtëpi ka qenë edhe gruaja e Roxhers, si dhe vajza e saj 6-vjeçare. Nënë e bijë, në momentin që kanë dëgjuar grabitësit në shtëpi, ishin kyçur në banjo. Tashmë, çështja ka kaluar në duart e policisë, por gjasat më të mëdha janë që ta kenë bërë tifozët.