Antuan Grizman është rikthyer pas dy vitesh te Altetiko e Madridit. Aventura në Barcelonë nuk i shkoi siç e kishte paramenduar, teksa nuk arriti të përshtatej asnjëherë me katalanasit. Por largimi nga kryeqyteti spanjoll nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Atletikos, të cilët ende nuk e kanë falur për “tradhëtinë” e dy viteve më parë.
Pas përfundimit të ndeshjes kundër Portos në Ligën e Kampionëve, tifozë të shumtë kanë rrethuar makinën e Zhoao Feliksit dhe i kanë kërkuar autografe apo fotografi. Por mes turmës ka ardhur edhe një dëshirë aspak normale, me njërin prej tifozëve që e këshillon: “Lëndoje Grizmanin Zhoao, hajde, në shpinë, mos harro”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/