Klubi i Totenhemit vijon kalvarin e saj të pritjes për të luajtur në stadiumin e ri. Për ekipin e drejtuar nga Mauricio Poçetino ishte programuar që inaugurimi i stadiumit do të bëhej që në muajin shtator, në përballjen ndaj Liverpul. Kjo datë u shty për disa arsye dhe punimet po vazhdojnë ende.
Gjithsesi, duket se më në fund vuajtjet e “gjelave” të Londrës do të marrin fund, pasi siç raportojnë mediat angleze, data 15 dhjetor do të përkojë më inaugurimin e stadiumit të ri, që kapacitetin e ka deri në 62 mijë tifozë. Në 15 dhjetor skuadra e Totenhem pret Bërnlejn në një sfidë të vlefshme për Premier Ligë.