“Tornado” në Gjermani! Rezultati i pabesueshëm vjen nga Bundesliga, shënon gjysma e ekipit të Freiburg në 36 minuta ndaj M’Gladbach

Një ndeshje e fortë pritej ajo e sotmja në Bundesligë mes M’Gladbach dhe Freiburg, por nuk ka rezultuar e tillë. Gjashtë gola kanë ardhur nga ekipi mik në vetëm 36 minutat e para, duke shkaktuar “çmendurinë” e madhe për të cilën po flasin të gjithë në Gjermani.

Rezultat tërësisht i papritur ky që vjen nga Bundesliga, ndërsa si për ta bërë më të madhe këtë “tornado”, është lista e golashënuesve. Të gjitha golat kanë ardhur nga lojtarë të ndryshëm, me 6 të tillë që kanë tundur rrjetën e M’Gladbach. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *