Torino gati të ofrojë Berishën dhe para shtesë, portieri i Kombëtares pranë klubit të Serisë A

Etrit Berisha ka humbur vendin e titullarit te Torino, ku duket se nuk bën më pjesë në planet e Juriçit për të ardhmen. Portieri shqiptar mund të ndërrojë skuadër në muajin e ardhshëm në mënyrë që të fitojë minutat që i mungojnë në Torino.

Sipas mediave italiane, gardiani 33-vjeçar mund të transferohet në radhët e Salernitanës. Torino pëlqen Mazzocchi-n, i cili momentalisht është i dëmtuar dhe pritet të kthehet në fushë në muajin mars. Duke pasur parasysh dëshirën e drejtorit sportiv Vagnati-t, klubi nga Salerno ka hedhur sytë nga Etrit Berisha.

Portieri Sepe rrezikon të qendrojë dy muaj jashtë fushave, prandaj Salernitana po përpiqet të gjejë zëvendësuesin. Berisha duket profili i duhur. Portieri shqiptar ka një eksperiencë të gjatë mbi supe, si dhe është i pakënaqur me mosaktivizimin te Torino. Megjithatë, klubi i Salernitanës nuk do të mjaftohet vetëm me këtë shkëmbim, pasi dëshiron edhe para shtesë për të shtërnguar duart në fund. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online