Skuadra e Mihajloviçit fiton në “Olimpico” dhe portieri bëhet hero duke pritur penalltinë e Xhekos. i riu Edera është “vrastari”
Roma-Torino 1-2… Supriza e fazës së 1/8-ve të Kupës së Italisë vjen nga “Olimpico”, ku skuadra e drejtuar nga Sinisha Mihajloviç shënon dy gola, mbrohet, shtrëngon dhëmbët, pret penallti dhe në fund pëson një gol, por mjafton për të kaluar më tej… Një ndeshje me emocione, e ndezur dhe në fund verdikti që askush nuk priste: Roma jashtë turneut, Torino vijon rrugën, ku do të gjejë Juventusin. Një gol për pjesë (De Silvestri dhe më pas Edera), ndërsa Roma numërohen rastet e humbura dhe pafatësia, me dy traversa (El Sharaui dhe Shkik). Penalltia e pritur nga Xheko (Milinkoviç-Saviç e priti) dhe në fund goli i Shikut nuk mjaftojnë. Roma është jashtë, ndërsa Torino ende në kompeticion. Do të gjejë Juventusin në çerekfinale, por ajo është një tjetër histori. Në fund të takimit, trajneri Di Françesko ia vuri fatit të keq dhe rasteve të pashfrytëzuara siç duhet, teksa Mihajloviç fokusohet te ndeshja e radhës, ajo ndaj Spalit.