Dibala rigjen “rrugën”, Higuain i shkon në fund

 

Juventusi “B” kalon pa probleme Xhenoan, duke menaxhuar dy gola. Por, kopertina është e gjitha e numrit “10”, që nuk shënonte prej 1 muaji. Në çerekfinale, derbi me Torinon

Rindizet HD dhe “Zonja e Vjetër” fluturon në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Alegri kishte kërkuar përqendrim maksimal për të qëndruar në vijë në të gjitha kompeticionet dhe e ka pasur: Juventusi nuk pëson gol dhe shënon dy nën ritmet e tangos: hap Dibala, që më në fund rigjen buzëqeshjen, dhe mbyll Higuain, që e kishte nisur nga bankina.

Kopertina e mbrëmjes është ajo e më të riut të dyshes së sulmit. Duket një skenar i parashkruar: Alegri i rikthen fanellën e titullarit pas dy banikash dhe ai rigjen golin që dëbon krizën në më pak se 45 minuta. Përpara avantazhit vetëm Juventusi ishte në fushë, ndërsa Xhenoa e pati mendjen më shumë që të mbrohej dhe të luante me linjat e dyta. Jo më kot, më i miri për miqtë ishte Lamana, portieri i dytë që në këtë stadium kishte pritur një penallti përballë Tevezit. Djaloshi tregon veten në dy lëvizje, përpara te Dagllas Kosta (kundërsulm i Bernardeskit dhe diagonale e brazilianit që devijohet nga xhenoani) dhe më pas te Bernardeski, një nga më të lëvizzshmit (goditje dënimi që Lamana e pret). Dibala kishte provuar edhe te krosimi i Dagllas Kostës me një të majtë, por nuk gabon në minutën e 42-të kur me një lëvizje elegante e merr topin dhe me një goditje të bukur mposht Lamanën. Argjentinasi, i hedhur në fushë për të parën herë si sulmues qendre te skema 4-3-3, nuk shënonte nga sfida Sampdoria-Juventus e 19 nëntorit.

Kështu, “Zonja” e linjave të dyta, pa Bufon, Manxhukiç, De Shiljo, Kuadrado (të dëmtuar), Kielini, Higuain, Pjaniç, Kedira, Aleks Sandro dhe Benatia (në pankinë) kalon në avantazh dhe më pas administron. Xhenoa e përgjysmuar (nuk grumbullohen Perin, Lapadula dhe Tarabt) dhe për t’u bërë e rrezikshme duhet që të presë gabimin e Barzaljit, që favorizon Galabinov. Pritja e parë e Sheznit vjen pas çerek ore në pjesën e dytë: devijim dhe goditje këndi. Sërish Galabinov është më i rrezikshmi për miqtë. Juventusi më pas kautelohet me artilierinë e rëndë: brenda Higuain në vend të Dagllas Kostës dhe kalohet te 4-4-2 me Dibala përkrah “El Pipitës”. Dy argjentinasit gjejnë dyfishimin: pasim në vertikale për Paulon dhe e djathtë e Gonzalos.

Xhenoa mund të rihapë ndeshjen vetëm dhjetë minuta nga fundi, kur arbitri do të donte të jepte penallti për një faull të Asamoah ndaj Pelegrit: por, për VAR uk është. Ka hapësirë edhe për Pepito Rosin, por jo për gol të Xhenoas. Më 3 janar 2018, viti i ri nis me derbin e Torinos, përballë Mihajloviçit, për Juventusin e Alegrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online