Shqipëria e Bogdanit fiton, vendos talenti i Veronës

Shqipëria U-19 e ka fituar miqësoren e parë nga dy të tilla që ka planifikuar në Lushnjë, kundër Kazakistanit.

Djemtë e Erjon Bogdanit fituan 1-0, me golin e shënuar nga Marash Kumbulla në minutën e 40-të.

Talenti që luan te Verona në Itali shënoi pasi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, duke devijuar me kokë drejt rrjetës. Shqipëria iu afrua edhe disa herë të tjera golit, por nuk mundi të merrte një fitore edhe më të thellë, ndërkohë që vlen të përmendet edhe paraqitja e portierit Alia, që me ndërhyrjet e tij nuk lejoi prekjen e rrjetës.

19-vjeçarët kazakë arritën ta dërgonin topin përtej vijës fatale në kohën shtesë, por anësoi sinjalizoi me të drejtë për pozicion jashtë loje. Takimi i dytë miqësor me Kazakistanin do të zhvillohet më 27 mars, sërish në “Roza Haxhiu”, në orën 15.00.

Për t’u veçuar se në stadium kishte një numër shumë të madh tifozësh, diçka e papritur për një miqësore të U-19-ës, shenjë se në Lushnjë e duan shumë futbollin dhe stadiumi do ishte plot nëse Lushnja do të kishte një ekip cilësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online