Kohët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për Superligën, kompeticion që do të zëvendësonte Champions League. Ka folur edhe futbollisti i Realit, Toni Kroos, i cili ka bërë një pyetje interesante ndaj atyre që janë kundër kompeticionit të ri.
Edhe pse dukej se ideja për ngritjen e një Superlige kishte “vdek.ur”, gjërat po ndryshojnë së fundmi dhe gjithnjë e më shumë po flitet për një kompeticion të ri futbollistik.
Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë ende duke punuar për nisjen e Superligës dhe tashmë kanë kontaktuar një numër të madh klubesh për të prezantuar planet e tyre.
Liga e mbyllur në të cilën do të merrnin pjesë vetëm klube të privilegjuara u hoq dhe ideja e re është që të formohet një garë në të cilën do të marrin pjesë nga 60 deri në 80 klube dhe askush nuk do të ketë pjesëmarrje të garantuar.
Dyshohet se është planifikuar që klubet të ndahen në disa liga dhe që të gjitha të kenë 14 ndeshje të garantuara në sezon,
Mbi këtë propozim ka folur edhe Toni Kros. Mesfushori gjerman beson se ideja për fillimin e Superligës nuk është e keqe dhe se duhet të dëgjohen të gjitha propozimet.
“Pse është në rregull që UEFA të prezantojë Ligën e Kombeve, për të cilën askush nuk ka nevojë. Papritur askush nuk po pyet lojtarët apo federatat,” vuri në dukje Kroos dhe më pas shtoi:
“Është shumë e rëndësishme të dëgjosh të gjitha sugjerimet, duke përfshirë këtë për Super Ligën. Shumë njerëz pyesin se kush dëshiron të shikojë Real Madrid – Manchester City çdo javë? Mirë, por a janë lodhur nga ndeshjet Federer-Nadal pa pushim? As unë nuk jam, ky është mendimi im”, tha Kros. /Sport Ekspres/