“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë”! Armand Duka uron: Keni bërë hapa para në futboll

Kosova feston sot 15 vjetorin e Pavarësisë. Festë i përket shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, por veçanërisht në Kosovë për gjithë vuajtjet që kanë kaluar. Një urim ka ardhur edhe nga kreu i FSHF, Armand Duka.

“Urime Kosovë në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë! Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët kudo dhe kam nderin që në emër edhe të gjithë anëtarëve të komunitetit të futbollit shqiptar t’ju përcjell urimet më të ngrohta e vëllazërore!

Kur kthej kokën pas shoh me kënaqësi se si Kosova në këto 15 vite si shtet i pavarur e sovran ka bërë një përparim të madh në të gjithë fushat e veçanërisht në atë të futbollit, ku progresi ka qenë i jashtëzakonshëm. Të gëzosh Ditën e Pavarësisë Kosovë!”, ka shkruar Duka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online