VIDEO/ Shkaktoi autogol të rrallë në Europa League, portieri i Leverkusen habit: Këto brezat e rinj, mendojnë se kanë organin gjenital më të madh se i tjetrit

Mbrëmë Bayer Leverkusen është mposhtur nga Monaco me rezultatin 2-3 në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Europa League, ndërsa vëmendja kryesore ka qenë për portierin e skuadrës gjermane, Lukas Hradecky, për shkak të autogolit të pabesueshëm.

Pas disa provokimeve për autogolin dhe pyetjeve të gazetarëve, Hradecky e humbi plotësisht durimin dhe u bë temë kryesore në Gjermani. Ai ka folur në një prononcim për atë situatë dhe kur mendoi se historia kishte përfunduar, gazetari i bëri sërish pothuajse të njëjtën pyetje. Ai i tha portierit se mori shumë kritika në rrjetet sociale për gabimin e bërë, ndërsa Hradecky ishte vërtet i pamëshirshëm në përgjigjen e tij.

“Është fëmijnore e gjitha kjo. Gjeneratat e reja nuk kanë fare respekt. Secili prej tyre mendon se ka organin gjenital më të madh nga të gjithë”, tha Hradecky dhe sigurisht që deklarata e tij ishte në qendër të vëmendjes së publikut futbollistik. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online