Tomori i Beratit pak nga pak po kompletohet, sepse pas nisjes së stërvitjes me ritëm të lartë, tashmë po afrohen edhe emra të njohur.
Dje Tomori luajti një miqësore brenda familjes dhe në fushë ishin edhe dy emra të njohur: mbrojtësi Klajdi Broshka dhe sulmuesi Samet Gjoka.
Broshka ka qenë pjesë e Apolonisë që prej sezonit 2013/14, titullar fiks për 5 sezone, pas largimit nga Ebasani ku nuk i dhanë hapësira. 24-vjeçari, i cili luan edhe në mesfushë, tashmë shkon te Tomori. Sport Ekspres mëson se trajneri Gersi Arbri ka dhënë OK për elbasanasin, i cili tashmë pritet të firmosë dhe të prezantohet.
Ndërkaq, Samet Gjoka është gjithashtu lojtar me shumë eksperiencë në Kategorinë e Parë, sepse ka shëtitur nga Butrinti e deri te Naftëtari, ku luajti në pjesën e dytë të sezonit të shkuar. Fubollist i aftë të luajë edhe si mesfushor ofensiv, 28-vjeçari gjithashtu ka marrë miratimin e Arbrit për të firmosur.