Tomori “peshkon” tek Egnatia, një nigerian në Berat

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ka ende amulli në Berat në lidhje me të ardhmen e stolit, sepse përveç trajnerit Gersi Arbri, asnjë nga drejtuesit e lartë të klubit nuk ka dalë të flasë në lidhje me zërat që shohin Bledar Sinellën drejt stolit beratas.

Brenda kësaj jave kryebashkiaku Petrit Sinaj pritet të takojë Sinellën, ku do të diskutohet projekti i tij dhe më pas bashkia do të vendosë.

Ndërkaq, Arbri ka rinisur stërvitjen me ekipin dhe vijojnë vajtje-ardhjet, sepse nuk ka kontrata për asnjë futbollist dhe shumë lojtarë po provohen. Ditën e djeshme në stërvitje dolën edhe dy lojtarë të huaj, ku binte në sy prania e mesfushorit Bexhi Antoni.

Vetëm 19 vjeç, Antoni ishte pjesë e Egnatias sezonin e shkuar, duke luajtur në 14 ndeshje dhe duke shënuar 3 gola.

Tani nigeriani shpreson të sigurojë një kontratë në Berat dhe duket një lojtar shumë interesant, edhe për faktin se është shumë i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *