Tomori në udhëkryq, të hënën pritet ndryshim në stol

Ditët e fundit ka pasur hamendësime të shumta në lidhje me çështjen aq shumë të përfolur të emërimit të teknikut kavajas Bledar Sinella në krye të skuadrës së Tomorit. Nga ana e teknikut aktual të skuadrës beratase, Gersi Arbri, është hedhur poshtë mundësia e shkarkimit, ose lëvizjes në një detyrë tjetër pranë klubit  apo si zyrtar i sportit në Bashki.

Gjithsesi, gjatë orëve të fundit është mësuar në mënyrë shumë konfidenciale nga persona shumë të besueshëm se emërimi i kavajasit Sinella në krye të Tomorit është tashmë një punë e përfunduar dhe se ditën e hënë më 30 lorrik do të bëhet edhe prezantimi i tij zyrtar, duke bërë që qysh ditën e prezantimit të nisë nga puna për drejtimin e skuadrës beratase, të cilën kavajasi do ta drejtoj për të dytën herë në harkun kohor të dy viteve.

Tashmë pritet që ky lajm i fundit të zyrtarizohet nga ana e klubit dhe presidencës së Tomorit, ku pritet që po ditën e hënë tekniku i ri Bledar Sinella të paraqitet në Berat së bashku me përforcimet e reja të përzgjedhura nga ai vetë.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *