Tomas Tuhel është zyrtarisht trajneri i PSG-së, klub me të cilin ka firmosur një kontratë dy-vjeçare.
Gjermani, i cili ka qenë pa punë që kur la drejtimin e Dortmundit në fund të sezonit 2016-17, pason spanjollin Unai Emeri.
“Është sfida më e madhe në karrierën time dhe shoh potencial të jashtëzakonshëm në Paris. E kam pranuar me kënaqësi detyrën e ofruar dhe do të bëj gjithçka që ta ndihmoj skuadrën të arrijë maksimumin e vet në arenën ndërkombëtare”, deklaron trajneri gjerman.
Për 44-vjeçarin periudha më Dortmundin solli një kupë, ndërsa më parë kishte drejtuar Maincin.