Në Maqedoni luajnë shumë lojtarë me origjinë Shqiptare që në të ardhmen pritet të shpërthejnë. Në të shkuarën disa elementë mjaft cilësor, si Bardhi, Alioski apo dhe Musliu nuk mund të prisnin pa fund Shqipërinë dhe kanë vendosur që të përfaqësojnë Maqedoninë. Ky gabim nuk pritet që të ndodhë në të ardhmen, pasi tani puna për të afruar lojtarë në Kombëtare nis nga moshat.
Një tjetër emër në listën e Alban Bushit, pritet që të shtohet shumë shpejt. “Infosport.mk” raporton se Valon Hamdiu ka marrë një ftesë nga Shqipëria U-21 dhe do të jetë pjesë e kuqezinjve në të ardhmen. Pak orë më parë u njoftua se dhe tre lojtarë nga Maqedonia i kishin thënë ‘po’ Shqipërisë. Në këtë mënyrë, Hamdiu i bashkohet Besir Ramadanit, Omar Imerit dhe Arbin Zejnullait.
Hamdiu luan për ekipin U21 të Vinterturit, ndërsa në të shkuarën është aktivizuar dhe tek skuadra e Sent Gallenin. Në këtë mënyrë Bushi do të ketë një detyrë të vështirë, pasi shtohet konkurrenca në radhës e skuadrës së Shpresave.