Tjetër skandal nga Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit! Fërkonte organin gjenital nga adrenalina, afër tij ishin figura të shquara të FIFA-s

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është në qendër të një skandali pasi puthi në buzë një lojtare të Spanjës pasi u fitua Botërori i femrave. Megjithatë, kjo nuk është neveria më e madhe që bëri Rubiales, sepse kamerat kapën një tjetër detaj përpara ceremonisë.

Është shfaqur një video e re në të cilën Rubiales është sërish në rolin kryesor dhe është krijuar pak minuta para ceremonisë së shpërndarjeve të medaljeve. Njëra nga kamerat e ka regjistruar Rubiales në një situatë të sikletshme teksa po prekte organet gjenitale dhe nuk i interesonte që pranë tij kishte anëtarë të shquar të FIFA-s. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *