Tjetër premtim për futbollin shqiptar, njihuni me mbrojtësin e talentuar

Nga Endri Çinari

Futbolli patjetër që është loja më e dashur për shumicën e njerëzve ku edhe në Shqipëri nuk i “shpëtojnë” pasionit për këtë sport. Shumë fëmijë të talentuar kanë dalë në këtë disiplinë sportive dhe sërish duket se do ketë talente të reja. Një ndër ta mendohet të jetë Serxho Muçaj.

Futbollisti me origjinë nga qyteti i Durrësit duket se do ndjekë një rrugë të artë në të ardhmen e tij në futboll. Me një fizik për tu admiruar dhe një elegancë me topin, djaloshi garanton se mund të jetë një “xhevahir” për futbollin shqiptar. Vetëm 16 vjeç, Muçaj është i ditëlindjes 05.01.2005. Ku aktivizohet në rolin e mbrojtësit të djathtë tek skuadra e Durrësi 04.

Jo vetëm me cilësi të mira mbrojtëse, por edhe me aftësi sulmuese, 16-vjeçari ka rënë në sy për cilësitë e tij. Në syrin e profesionistëve është tipiku i futbollistit modern se çfarë këkohet nga një mbrojtës krahu. Që duhet të dijë të jetë i saktë edhe në sulm e jo vetëm në mbrojtje.

Shpresat duken të mëdha për Serxhon për të arritur suksesin në futboll. Ai sapo ka nisur ndoshta tamam rrugën për të qenë një profesionist në të ardhmen, ku koha dhe vullneti i tij do tregojnë nëse mund të jetë një ndër “yjet” e futbollit shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online