“Ju jap fjalën time”, Kristiano Ronaldo emocionon tifozët e Man Utd: Fergson, kjo ishte për ty!

Kristiano Ronaldo u largua drejt Manchester United duke u rikthyer te djajtë e kuq. Portugezi nuk e gjeti më veten te Juventusi teksa ia bëri të qartë Alegrit se nuk do të vazhdonte bashkëpunimin. Ndërkohë Ronaldo ka reaguar në rrjetet sociale sa i përket kthimit te Man Utd duke ia dedikuae Ferguson.

“Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time të pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ishin absolutisht të mahnitshme dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh dhe mahnitës. Unë as nuk mund të filloj të shpjegoj ndjenjat e mia tani, pasi kthimin tim në Old Trafford e kanë kuptuar në të gjithë botën.

Kampionati i parë vendas, Kupa ime e parë, thirrja ime e parë në ekipin kombëtar Portugez, liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca ime e parë e Artë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Djajve të Kuq. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Ju keni fjalën time! Unë jam këtu, jam kthyer ku më takon. Sir Alex Ferguson, kjo është për ty”, shkruan Ronaldo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online