Tjetër dëmtim për Zlatan Ibrahimoviç vjen në stërvitje, e mbyll vitin me Milanin që “ndez” alarmin

Teksa pritej me padurim rikthimi i Ibrahimoviçit në krye të sulmit, duket se gjithçka ka shkuar më keq për klubin kuqezi. Mediat italiane kanë deklaruar ditën e sotme se suedezi humb tashmë vitin 2020, për shkak se ndien akoma dhimbje në këmbën e dëmtuar. Në fund të seancës së sotme stërvitore, Zllatan Ibrahimoviç kishte dhimbje në pulën e këmbës së majtë.

Ky është një lajm mjaft negativ për tifozët e Milanit, të cilët po prisnin me padurim rikthimin e liderit, mungesa e të cilit është e dukshme në repartin e sulmit. Rebiç dhe Leao e kanë të pamundur për ta zëvendësuar 39-vjeçarin. Sipas raportimeve të burimeve afër klubit kuqezi, Ibra do të humbë ndeshjet ndaj Lazios dhe Sasuolos, por gjithashtu rrezikon dhe sfidën ndaj Benevents e Juventusit. Milani ndodhet në vendin e parë në Seria A, megjithatë ka humbur mjaft terren ndaj ndjekësve më të afërt, Interit, të cilët e shohin veten tashmë vetëm 1 pikë larg kreut./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *