Ronald Koeman e ka mbyllur me një karton të kuq ndeshjen mes Barcelonës dhe Kadizit. Busquets shkelmon një top të dytë të gjendur në fushë, por kjo është ndëshkuar me karton të verdhë. Pas këtij episodi ka ardhur protesta e trajnerit holandez, që nuk është kursyer nga arbitri. Por në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, Koeman nuk pajtohet me vendimin për ta ndëshkuar me karton të kuq.
“Në këtë vend ata ju dërgojnë ndëshkojnë për asgjë. Të gjithë e kanë parë që kishte dy topa në fushë, përveç gjyqtarit. Kjo flet vetë. Nuk ishte për shkak të nervozizmit. Unë i kam thënë zyrtarit të katërt se ishin dy topa. Por këtu ata ju dëbojnë për asgjë.
Duhet të përpiqesh gjithmonë të fitosh çdo ndeshje. Duhet të përpiqesh të fitosh tituj, por duhet të jesh realist dhe të shohësh skuadrën që kemi dhe ata që mungojnë”, ka thënë Ronald Koeman/Halit Delibashi-Sport Ekspres/.