“Titulli do ishte bukur”, Kumbulla për kalimin në Romë: Këtu ka vetëm për të mësuar, bëj njësoj si në Peschiera  

Marash Kumbulla e ka lënë pas infektimin me Covid-19 dhe është rikthyer përsëri nën urdhërat e trajnerit Fonseca. Mbrojtësi shqiptar ka ruajtur nivelin e shfaqur një sezon më parë me Hellas Veronën, pavarësisht se tashmë është pjesë e një klubi të madh si Roma. Në një prononcim për “Tele Radio Stereo”, talenti 20-vjeçar tregon më tepër për kalimin e tij në radhët e verdhekuqve.

Kumbulla zbulon si ishte kalimi nga një skuadër e vogël në Peschiera de Garda në një ekip dhe qytet të madh si Roma. Më tej shton se është përmirësuar së tepërmi me kryeqytetasit për shkak të lojtarëve që ky klub ka në përbërje. Në fund nuk e mohon se i pëlqen ideja e të fituarit të titullit kampion me verdhekuqtë.

“Në fillim nuk e paralajmërova veten, sepse isha i përqendruar të bëja mirë me ekipin menjëherë. Unë menjëherë e vura veten në dispozicion të trajnerit. Sinqerisht, unë jam një djalë i qetë që pëlqen të qëndrojë në shtëpi. Në Romë bëj atë që bëra në Peschiera.

Puna është sigurisht e ndryshme në krahasim me vitin e kaluar. Kam mësuar tashmë shumë në sajë të lojtarëve si Smalling, Mancini, Ibanez. Nga ata ka vetëm për të mësuar. Ndihem shumë më mirë sesa kur mbërrita. Titulli? Do të ishte bukur”, ka deklaruar Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online