Realizoi ëndrrën me debutimin në Premier League, talenti 21-vjeçar: Jam rritur me gjak shqiptari

Andi Zeqiri përmbushi ëndrrën e tij ditën e djeshme. Sulmuesi shqiptar në verë hodhi hapin e madh në karrierë, duke lënë Zvicrën për t’ju bashkuar Brighton-it në Premier League. Ndërkohë në pjesën e dytë të përballjes së djeshjme kundër Sheffield United arriti të bënte debutimin e tij me fanellën e re.

Ky moment e ka lumturuar tej mase lojtarin 21-vjeçar, i cili zbulon se është përbatitur shumë për të mbërritur në këtë pikë. Por, pavarësisht se luan me Kombëtaren U21 të Zvicrës, Zeqiri duket se nuk i ka harruar rrënjët e tij. Në një prononcim për “Indeksonline“, sulmuesi i talentuar thekson se është rritur me gjak shqiptari dhe thekson se për të ka rëndësi fakti kur sheh shqiptar që e mbështesin.

“Është kënaqësi prej prindërve sepse më kanë rritur, jam rritur me gjak shqiptari. Për mua është shumë me rëndësi debutimi në ligën më të fortë në botë. Është kënaqësi për familjen time dhe gjithë shqiptarët që ndjekin futboll. I kam njerëzit që më mbështesin, jam shumë i kënaqur.  I kam prindërit që vijnë nga Kosova, për mua është shumë me rëndësi kur shoh shqiptarë që më japin forcë, jam shumë i kënaqur.

E kam pritur deri tani. Jam përgatitur shumë për të arritur deri këtu. Ka shumë dallim nga Zvicra, sepse kam ardhur nga liga e dytë. Kam punuar shumë këto dy muaj e gjysmë, nuk jam dorëzuar aspak. Për të gjitha këto sakrifica që kam bërë deri tani, e di që trajneri ka besim te mua”, ka deklaruar Andi Zeqiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online