“Titull në një derbi në shtëpinë e Milanit, diçka që do të mbetet”, Inzagi flet si kampion: Shoh 3 vite me 6 trofe dhe një finale Champions-i

Interi është shpallur kampion i Italisë për të 20-n herë në histori. Një skudeto që ka shijuar më shumë se çdo herë tjetër, duke qenë se u fitua në derbin kundër Milanit. Inzagi ka numëruar sukseset e tij në tre vite gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes. Trajneri i Interit ka vlerësuar gjithashtu Milanin, teksa u shpreh se nuk ishte e lehtë për ta nga ana psikologjike që të luanin derbin e sotëm.

“Çfarë më bën të lumtur? Këta njerëz, pasioni për tifozët. Shoh 3 vite me 6 trofe dhe një finale të Ligës së Kampionëve. Ishte e vështirë ta imagjinoje kështu. Falenderoj djemtë. Kemi siguruar matematikën në një derbi në shtëpinë e Milanit. Është diçka që do të mbetet. Doja të nderoja Milanin. Nuk ishte e lehtë psikologjikisht për ta që të luanin dhe dhanë gjithçka deri në fund. Kanë qenë kundërshtarë shumë të vlefshëm në këto tr evite dhe do të jenë të tillë edhe në vitet e ardhshme. Donim ta fitonim sot (titullin)”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/