Tirana duhet të shlyejë sa më parë detyrimet e prapambetura ndaj ish-lojtarit, Edon Hasanit. Mesfushori ka fituar që prej muajit shtator gjyqin me klubin kryeqytetas, megjithëse këta të fundit ende nuk kanë ekzekutuar vendimin e Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve.
Por koha nuk premton për bardheblutë, teksa marsi është afati i fundit për të shlyer shumën që i detyrohet lojtarit. Tirana duhet të derdhë 9 mijë euro në llogarinë e Hasanit, si dhe shlyerjen e detyrimeve të gjyqit të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/