Tiranës i largohet kapiteni dhe sulmuesi, Jurgen Vrapi vjen menjëherë në stërvitjen e bardhebluve

0

Ndryshime ka në organikën e Tiranës teksa bardheblutë janë duke u përgatitur për takimet e Europës. Ngo nuk do të jetë më pjesë e skuadrës dhe vendimi është marrë tashmë, siç raporton “Supersport”. Drejtuesit e kanë kërkuar që të vazhdojë me kryeqytetasit duke i ofruar edhe rritje të rrogës, por Ngo nuk ka pranuar.

Një tjetër largim është për kapitenin Erando Karabeci, që do të lërë bardheblutë pas 10 sezonesh. Ky rast është disi më ndryshe pasi të dyja palët e kanë kërkuar mbylljen e marrëveshjes. Ndërkohë te Tirana ka edhe një rikthim, teksa Jurgen Vrapi i është bashkuar menjëherë në stërvitje skuadrës pasi zhvilloi sezonin e fundit te Flamurtari. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.