Tirana “zbraz” Maqedoninë, bardheblutë shënjestrojnë sulmuesin e klubit kampion

Tirana e këtij sezoni nuk po shkon drejt asaj që pritej nga ekipi kampion në fillim të kampionatit. Sulmi i bardhebluve çalon dhe Muçi i vetëm nuk mund të mbajë mbi supe gjithë barrën e këtij reparti. Për këtë arsye drejtuesit e skuadrës kryeqytetase kanë përveshur mëngët dhe në janar priten të afrime të reja, gjë që është konfirmuar edhe nga vetë Halili.

Ferhan Hasani nuk është i vetmi emër që do të plotësojë sulmin bardheblu. Këta të fundit kanë shënjestruar lojtarin e klubit kampion të Maqedonisë së Veriut. “Sport Media” bën me dije në tryezën e Vardarit ka mbërritur një ofertë për Matej Cvetanovskin nga Tirana, që duket se ka ndërmend të “zbrazë” kështu Maqedoninë e Veriut pas blerjes së Toshevskit dhe Najdovskit.

Mësohet se për sulmuesin 23-vjeçar janë në garë edhe Shkëndija së bashku me Shkupin, por shuma e ofruar nga kampionët në fuqi të Superiores është më e lartë dhe dëshira për të luajtur jashtë josh vetë lojtarin. Kujtojmë se Cvetanovski ka arritur të tundë rrjetën 6 herë si dhe ka dhuruar 5 asist në këto 16 ndeshje të kampionatit maqedonas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online