“Në fitore dalin shumë gjeneralë, në humbje pushkatohet trajneri”, Cungu qan hallet e trajnerëve: Këtu s’ke garanci

Laçi i këtij sezoni pati një fillim aspak të mbarë, çka solli edhe largimin e Armando Cungut nga kreu i pankinës. Trajneri shkodran ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetaren Klevisa Alinani në emisionin “Fax Sport”, ku ka komentuar shkarkimin e tij dhe ecurinë e Vllaznisë. Cungu thekson se në sukses meritat i marrin të gjithë, por në rast humbjesh barra gjithmonë i shkon trajnerëve. Ish-kreu i pankinës së Laçit shprehet se mungesa e durimit është problemi kryesor në futbollin shqiptar, me klube që duan të marrin maksimumin edhe pse sapo janë ndërtuar.

“Po këtu s’ke garanci si para festive edhe pas festive. Nuk ka penetone. Një largim nuk është kurrë i ëmbël, gjithmonë i hidhur. Aq më tepër kur drejton në një sezon me shumë sukses një ekip, që bërë shkëlqyeshëm sezonin e kaluar si në Superiore edhe në Europë. Por me pak problematika në fillim të sezonit, të cilat jo gjithmonë janë të varura nga ne. Nuk arritëm të merrnim atë që mendonim në fillim të sezonit. Ishin 3-4 ndeshje dhe ti duhet të largoheshe. Për mendimin tim duhej pak më tepër durim, sepse ekipi është po i njëjtë. Isha dhe vazhdoj të jem i bindur se Laci është për titull. Kukësi i besoi Gegës dhe erdhi kthesa? Dikush duron, dikush nuk duron. Në fund ata që e pësojnë janë trajnerët.

Kupat e Europës është një peng që do më mbetet si gozhdë në kokë gjatë gjithë jetës. Ishim shumë afër, por çështje fati. Këto janë situata që ndodhin. Na ndodhi edhe në kampionat. Mos të harrojmë se i ndodhin edhe ekipeve më të mëdhaja në botë, kanë humbur finale të Champions League.

Futbolli nuk mund të bëjë përjashtim në jetën shqiptare, në mentalitetin dhe mënyrën si funksionojnë gjërat në vendin tonë. Futbolli është pjesë e kësaj vorbulle. Ka lodhjen dhe stresin e vetë. Pjesën më të madhe të gjithë kësaj barre e mbajnë trajnerët. Normalisht kur fitohet dalin shumë gjeneralë, ndërsa kur humbet është vetëm një person që vihet në tabelë të qitjes për ta pushkatuar, trajneri. Gjithmonë trajnerat janë problemi, ata janë e keqja e klubit.

Vllaznia duhet të jetë e qetë në punën e saj. Nuk vendosur nën presion me këtë objektiv madhor të daljes kampion, edhe pse e dëshirojmë të gjithë. E dëshiron edhe gjithë Shkodra. Nëse do pyesnim çdo shkodran apo specialist të futbollit shqiptar që Vllaznia do të jetë në vend të parë dhe pretendente për ta fituar, nuk do e kishin besuar, pas 8 viteve mjaft problematike që ka kaluar. Nuk duhet vënë një presion mbi sportistat që duhet të dalësh kampion me çdo kusht.

Ne shqiptarët shpesh herë gabojmë. Sa ndërtojmë një ekip kërkojmë të dalim direkt kampion. Duam ti marrim frytet maksimale një filizi apo një peme të vogël të sapo mbjellë. Ndërkohë që harrojmë se duhen disa vite që ajo pemë të fillojë të nxjerrë frutat e veta. Ne duam frutat që vit të parë, sa hapet gropa në tokë. Gjë që është e pamundur. Vetëm në futbollin shqiptar ndodh kjo”, ka deklaruar Armando Cungu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online