Olsi Avdiaj
Tirana ka investuar me mijëra euro në sulm dhe deri më sot, të gjithë lojtarët që kanë mbërritur dhe kanë veshur fanellën bardheblu të afruar në erën Ze Maria kanë dështuar plotësisht. Dyshja e sulmit Junus Sentamu-Eder Paulista ende nuk kanë treguar veten e tyre. Nëse për brazilianin mund të ketë justifikime për shkak të mbërritjes vonë në ekip, gjërat nuk mund të thuhen kështu për Sentamun. Prej mbërritjes së tij para Europës, afrikani ende nuk e ka tundur rrjetën e portës. Si sulmues që është, të paktën mund të kishte shënuar në një nga tre miqësoret e luajtura deri më sot, por në asnjë moment nuk ka mund të shënojë gol. Mund të luajë, por para portës është një dështim më vete. Duhet thënë se bardheblutë dhe sulmuesit e tyre nuk shënojnë prej 31 majit. Një situatë shumë e frikshme, pasi edhe afrikanët e mëparshëm, Ede, Moise, Romuald dhe Sise dështuan në sulm. Sentamu ka luajtur pesë ndeshje deri tani. Dy zyrtare dhe tre miqësore dhe në asnjë rast nuk ka mundur që të shënojë, çka tregon se Tirana do ta ketë shumë vështirë golin.
Edhe braziliani Paulista, duket që është një dështim tjetër. Mbipeshë dhe një lojtar që do shumë kohë që të jetë i gatshëm për grupin. Paulista duhet të tregojë veten me golat e tij. Aktualisht ka luajtur vetëm 60 minuta dhe nuk ka mundur të shënojë gol, të cilët i ka me pikatore.
Në karrierën e tyre, si Sentamu dhe Paulista nuk arrijnë të shënojnë ato gola të kërkon Ze Maria dhe që duhet të mbajnë Tiranën në krye të renditjes së Kategorisë së Parë.
Shqiptarët – Nuk kanë luajtur si titullarë, apo në pozicionet e tyre, por edhe Grent Halili e Mateos Levendi, nuk është se kanë shënuar gol. Halili në dy ndeshje ka qenë shumë pranë golit, por nuk ia ka dalë. Ndërkaq, Greca pritet që të jetë një lojtar i cili mund të rritet dhe përdoret në repartin e sulmit. Në ndeshjen e fundit ai luajti mirë përpara, por duhet të rritet akoma më shumë para porte, për të qenë me lojtarëve më të mirë dhe për të luftuar për një vend titullari. Levendi është zëvendësues në skuadër dhe nuk dihet nëse do të pranojë të qëndrojë në ekip.
Tirona do e kete teper te veshtire ngjitjen ne superiore! Mjafton te kujtojme lojrat e fundit te fazes pregatitore pa asnje fantazi, ku sulmuesit vetem sa bredhin ne fushe, reparte te tjera te corientuara e pa asnje ide ne loje! Duhen marre masa urgjente ne permiresimin e lojes, sepse ndryshe, jo vetem superioren ta shohin me dylbi, por rrezikojne te zbresin ne kategorine e dyte! (Larg qofte)!
Tirona e fik halilit eshte e deshtuar qysh ne start sic eshte i deshtuar fiku. Nuk e kuptoj se edhe sa duhet te presin qe te ndertojne nje ekip qe te mos kete konkurrente ne kategorine e pare. Parate i kane por e gjithe e keqja eshte se ekipin bo e ben zizuja me lojtare jo cilesore dhe me e keqja eshte se ne ndryshim nga cdo rregull trajnieri i merr ne ekip pa prove dhe kerkon lidhje kontrate gje qe eshte shume e rrezikshme per finamcat e klubit. Refiku e ka teeguar se eshte delirant dhe mund te besoje shume tek trajnieri por kesaj radhe i ka punet shume keq nese nuk arrin ta menaxhoje situaten kur edhe buxhetin e ka sa te gjitha ekipet e kategorise se pare bashke. Ai nuk duhet ta lere zizune te vendose kushte por ti afroje lojtare per kategorine e pare shqiptare dhe jo kllouna dhe sharlatane braziliane e afrikane qe i do zizuja. Zizuja as qe ja ka haberin e futbollit shqiptar prandaj nuk i duhet lene dore e lire ne propozimin e lojtareve te ekipit. Ai ka ardhur per rrogen dhe mendon se mund te beje gjithcka ne nje vend qe e konsideron rrumpalle derisa afron ne ekip lojtare te deshtuar