Tirana, sot testi miqësor me Laçin

1

Ze Maria dhe bardheblutë në testin e tretë para nisjes së kampionatit. Përballë Laçi i Kategorisë Superiore

Olsi Avdiaj

Tirana e Ze Maria luajnë testin e tretë këtë fazë përgatitore. Përballë këtë herë kundër bardhebluve do të jetë ekipi i Laçit. Skuadra kurbinase do të testojë Tiranën e Ze Marias që ka zhgënjyer dy ndeshjet e para miqësore ku në asnjë rast nuk ka mundur që të fitojë dhe ky është rasti i tretë që braziliani të marrë një fitore, pasi më parë ka dështuar si me Lirinë e Prizrenit dhe Dinamon. Mësohet se braziliani do të rreshtojë sërish një ekip me tre mbrojtës. Po kështu në krah do të testojë sërish dyshen Greca-Çelhaka.

Gjithsesi, problemi më i madh, mbetet sulmi. Si Sentamu dhe Paulista, të blerë nga Ze Maria do të testohen sot nga trajneri për të parë gjendjen e tyre dhe për brazilianin mund të ketë edhe një kthim mbrapsht. Aktualisht me ardhjen e tyre në ekip, asnjëri nuk ka shënuar asnjë gol. Në fakt ky është një dështim në merkato, sepse të dy sulmuesit që erdhën me shumë bujë, deri tani kanë rezultuar dështime më vete. Por Ze Maria do të shohë edhe si do të reagojë ekipi, pas asaj humbje me Dinamon. Në asnjë rast skuadra nuk ka reaguar mirë dhe kjo është parë më së miri në fushë në 180 minutat e kaluara. Edhe pse është munduar që të ndryshojë ndeshje pas ndeshje, problemet te Tirana janë të mëdha. Aktualisht vetëm krahët e majtë dhe të djathtë janë të konsoliduar me Dokën e Kërçikun, por pa asnjë zëvendësues për dyshen e njohur. Veç Nurit duhet edhe një mbrojtës i djathtë. Majtas aktualisht janë tre lojtarë, Hoxhallari, Greca dhe Çelhaka.

Alarmin skuadra e ka në mbrojtje me vetëm dy qendërmbrojtës Turtullin dhe Uellisonin dhe me këtë të fundit plot shumë pikëpyetje. I riu Zhivanaj është aty dhe mund të jetë titullar kur duhet, ndërsa Cake e Muça janë të dëmtuar. Shkurt, problem i madh mbetet qendra, ku Ze Maria kërkon me ngulm dy lojtarë cilësorë. Qendra e mesfushës ka disa lojtarë, që për brazilianin japin vetëm forcë dhe jo cilësi. Edhe sulmi, që ka mbipopullim është dështim. Asnjëri prej tyre nuk mund të konsiderohet se mund të jetë titullar në ekip dhe të bëjë diferencën në fushë. Aktualisht janë tre të huaj të afruar, por të gjithë janë dështim më vete. Dhe koha po shtrëngon. Më 6 shtator është Superkupa…

Miqësoret – Tirana u mund 1-0 nga Dinamo të mërkurën, por shqetëson fakti që skuadra bardheblu është ende një kantier, priten shumë lojtarë të huaj dhe ndërkohë nuk dihet a do ruhet grupi aktual. Edhe niveli i lojës në fushë ishte shumë i ulët dhe Tirana dukej një kopje e shëmtuar e skuadrës së bukur në Europa League. Të shtunën e kaluar, Tirana barazoi 3-3 me Lirinë e Prizrenit dhe golat e ndeshjes u shënuan nga Doka dhe Uellison në minutën e fundit të lojës. Në të dy ndeshjet, skuadra ka zhgënjyer në lojë.

 

You might also like
1 Comment
  1. Beno says

    Nese edhe sot lojtaret made rit-ze nuk bejne asgje ai ekip duhet shkrire dhe duhet bere me djem shqiptare me zemer dhe jo me braziliane apo afrikane te deshtuar lojtare te kategorive te 10 dhe te kalcetove. Nuk arrij ta kuptoj refikun qe nuk arrin te mesoje nga gabimet sapo beri nje oke me gabime vitin qe shkoi filloi perseri me gabime qe me trajnierin ashtu dhe me kontratat (uroj qe te mos i kete nenshkruar) me lojtaret e falimentuar qe vijne nga afrika apo brazili. Refiku nuk duhet tja le ne dore ze-se te sjelle lojtare nga brazili se edhe ze-ja matrapaz eshte e ka me te futme. Ze-ja mund te kete qene futbollist i mire por deri tani ka treguar se eshte trajnier ze-ro

Leave A Reply

Your email address will not be published.