Tirana rrezikon pikët, nuk e paguan Muzakën

Deri dje bardheblutë dhe lojtari nuk kishin mbyllur asgjë

Numërimi mbrapsht ka mbaruar. Sot është 6 maj dhe para 30 ditëve Komisioni i Disiplinës i kishte dhënë kohë bardhebluve një muaj për të paguar 107 milionët e vjetër ndaj Gjergji Muzakës. Afati ka përfunduar mbrëmë, ndërkohë që palët mesa është kuptuar nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje. Sipas asaj që është bërë e ditur, Gjergji Muzaka dhe Tirana nuk kanë pasur diskutime. Mësohet se bardheblutë i janë afruar lojtarit për të diskutuar rreth një marrëveshjeje të mundshme, por Muzaka nuk ka pranuar as të bisedojë me bardheblutë. Deri në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe në këto kushte do të jetë Disiplina, që do të vendosë për të ardhmen e kësaj çështje.

Gjithçka ka nisur pasi Komisioni i Disiplinës i ka vënë litarin në fyt klubit Tirana. Komisioni juridik i mbledhur më 6 prill në FSHF, i ka dhënë një ultimatum Tiranës, që nëse lojtari nuk paguhet për 30 ditë, klubi do të ndëshkohet sipas Kodit të Disiplinës Sportive. Po nëse nuk paguan Tirana? Atëherë është e sigurt që skuadrës do t’i hiqen tri pikë nga renditja në Kategorinë e Parë.

Zgjidhja – Situata e Tiranës është shumë e thjeshtë. Janë tre mundësi për bardheblutë, që të zgjidhë këtë çështje. E para dhe më e thjeshta është që të paguajë paratë brenda 30 ditëve, që nuk ka ndodhur.

Zgjidhja e dytë është që klubi Tirana dhe lojtari Gjergji Muzaka të ulen dhe të zgjedhin të firmosin një marrëveshje xhentëlmenësh, gjë që ska ndodhur. E treta, në bazë të rregulloreve, federata, ti sekuestrojë shpërblimin për të drejtën televizive të vitit tjetër dhe bonuset nëse fiton kupën e Kategorisë së Parë. Vetëm në këto tre forma mbyllet çështja Muzaka.

2 thoughts on “Tirana rrezikon pikët, nuk e paguan Muzakën

  1. PO VLORES VJET PER MOS PAGESE PSE JU HOQEN 6 PIKE. JU THONI PER TIRANEN DO TE HIQEN 3 PIKE.CUDI.A NUK ESHTE I NJEJTI KOMISION???

  2. Refiku duhet te jete pak me shume inteligjent dhe nuk mund ti futet nje rruge kaq pa krye. Ceshtja muzaka eshte e periudhes se tij dhe ai mban pergjegjesi te plote per te. Penalizimi i tirones me heqje pikesh nuk do te beje vecse do ta rindeze edhe njehere mllefin e tifozerise ndaj presidentit. Une habitem kur dikush nuk ka para nuk ka pse te kaloje ne aventura te rrezikshme sic po ben refiku. Ai duhet medoemoa dhe me urgjence te gjeje zgjidhje per keto ceshtje dhe mesa po duket ai nuk eshte me ne gjendje te menaxhoje situaten financiare dhe e vetmja mundesi qe i mbetet eshte te shese aksionet e tij dhe te vazhdoje jeten i qete si ndertues duke ju shmangur konfliktit edhe me te eger me tifozerine e cila duket me e acaruar se me pare pasi sheh ne horizont nje penalizim dhe per rrjedhoje nje deshtim te radhes te ekipit nen drejtimin e halilit. Halil vepro me logjike dhe shpejt dhe jo me pasion se koha nuk pret!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *