Tirana provon edhe një nigerian, do ta huazojë nëse bind

Samson Iliasu është një nga afrimet e radhës së Tiranës. Ndonëse nga kampi bardheblu dy ditë më parë u tha se nuk kishte asnjë ardhje, dje në stërvitje është shfaqur një afrikan. Bëhet fjalë për Samson Iliasu.

Ky i fundit është nga Nigeria dhe ka rolin e mesfushorit. Ai është paraqitur dje në ndeshjen që Tirana luajti me Cerno Moren dhe është aktivizuar në pjesën e dytë të lojës. Lojtari që vjen nga kampionati i Bangladeshit pikërisht ekipi Mohammedan Sporting Club me të cilin ka luajtur për disa muaj deri tani në janar.

Një vit më parë ka luajtur me ekipin e BJMC-së. Aktualisht është në provë te Tirana dhe do të firmosë një kontratë. Mësohet se lojtari për shkak të numrit të lartë të të huajve do të xhirohet në një skuadër tjetër. Me të gjitha gjasat do të shkojë te Liria e Prizrenit. Lojtari shtatshkurtër është mesfushor, shumë teknik. Ndonëse ka shumë pak të dhëna për lojtarin, ai është 23 vjeç dhe shpreson që të jetë një shpërthim për bardheblutë, nga sezoni në vazhdim, ndonëse mw parw do tw provohet nw kampionatin kosovar.

Lojtari: Samson Iliasu
Pozicioni: Mesfushor qendre
Vendlindja: Nigeri
Datëlindja: 7.9.1994
Skuadra ku ka luajtur: Mohammedan Sporting Club

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online