De Biazi në Tiranë: Dukës i jam mirënjohës, në zgjedhje e shoh favorit

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, është në Tiranë, për të vizituar në muzeun kombëtar ekspozitën e albumit krijuar për Euro 2016, ku De Biazi ishte një ndër protagonistët absolutë, me një kualifikim historik dhe paraqitje fantastike.

Pasi ka vizituar muzeun, De Biazi ka folur për gazetarët e pranishëm, duke prekur tema të ndryshme, nga mundësia e drejtimit të Australisë deri te ecuria e futbollit shqiptar, ku natyrisht nuk mund të mos preket tema e zgjedhjeve.

“Unë i jam mirënjohës Dukës, pati besim dhe durim me jua, në një futboll ku durimi nuk ekziston. Punova për një kohë të gjatë me kombëtaren, bëmë diçka të madhe, meritë edhe e Federatës, sepse duhet një projekt dhe shumë punë për të arritur gjëra të tilla, që nuk janë kurrë rastësi. Duka ka bërë një punë të madhe në Federatë, kujtoni stadiumet e ndërtuara dhe që po ndërtohen, apo selia e re e Federatës. Finon nuk e njoh, e kam parë vetëm një herë në kaq vite, por di të them që do ta ketë të vështirë të fitojë ndaj Dukës, i cili wshtw favorit për mendimin tim, për atë që ka bërë në futbollin shqiptar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online