Tirana proteston për penalltinë e Bylisit, Ze Maria: Duhet të mësohem me Shqipërinë

Klubi bardheblu reagon me një postim në “Facebook”, duke konsideruar të turpshme, sjelljen e gjyqtarit dhe lojtarit të Bylisit

Bardheblutë reagojnë për penalltinë e dhënë në minutën e 86-të të takimit, që solli edhe barazimin e ndeshjes. Me një video të postuar në faqen zyrtare të klubit bardheblu, Tirana e konsideron të turpshme penalltinë e dhënë nga Enea Jorgji, si dhe rrëzimin, apo “aktrimin” e Muratajt në zonën e bardhebluve. Sipas klubit, gjithçka është: ”E turpshme”. Postimi është shoqëruar me videon e 11-metërshit të fituar nga Bylisi në takimin e luajtur dje për Grupin B të Kategorisë së Parë. Në fakt, postimi ka dy kuptime, pasi “e turpshme”, është për ndërkombëtarin Enea Jorgji, që ka dhënë një penallti inekzistente, pra një simulim në dëm të bardhebluve dhe “e turpshme” për rrëzimin e lojtarit ballshiot. Në këtë rast ka gabuar rëndë “xhaketa e zezë” apo ka simuluar Murataj, kjo mbetet për t’u parë. Gjithsesi, rezultati i ndeshjes, që u vulos 1-1 dhe penalltia që solli këtë barazim, kontestohet ashpër nga Tirana. Klubi bardheblu pretendon se nuk ka kontakt mes Turtullit dhe lojtarit të Bylisit dhe kjo është sjellje tendencioze për skuadrën 24 herë kampione.

Ze Maria i nervozuar: Duhet të mësohem me Shqipërinë

I pakënaqur ka qenë në fund të ndeshjes trajneri i Tiranës, Ze Maria. Për mikrofonin e RTSH-së, trajneri brazilian në fillim ka shënjestruar Federatën, për mënyrën sesi i ka trajtuar ekipet në mesjavë, duke lënë të kuptohet se ballshiotët janë përkrahur nga Sektori i Garave. “Është e njëjta situatë. Jemi në të njëjtën diferencë pikësh me ta (Bylisin). Luajtëm një ndeshje të mirë. U barazuam me një 11-metërsh katër minuta nga fundi, por asgjë nuk ndryshon. Ishte një ndeshje e shoqëruar me tension, sepse Tirana luajti të mërkurën në Kupë, ndërsa Bylisi kishte ndeshjen e prapambetur, që ende nuk e ka zhvilluar. Nuk e kuptoj pse s’po luhet një ndeshje, që ka dy muaj, ndërsa ata po gjejnë justifikime nga më të ndryshme. Ndoshta më duhet të mësohem me futbollin shqiptar”, ka thënë fillim braziliani. Ai foli edhe për kalimin në Superiore, që sipas Ze Marias është i garantuar. “Dua t’u them të gjithë tifozëve. Ne do të fitojmë kampionatin dhe do të jemi në Superiore. Për këtë garantoj unë. Asgjë nuk i ndryshon sezonit tonë. Ne jemi të parët dhe do ta fitojmë kampionatin, sepse jemi një skuadër shumë e fortë. Madje për këtë ju siguroj. Por ka shumë faktorë që ndikojnë në mbarëvajtjen e sezonit”, ka vazhduar më tej trajneri i Tiranës, i cili është parë shumë i shqetësuar pas takimit të djeshëm.

Tensioni i brazilianit – Në fund të sfidës mes Bylisit dhe Tiranës, trajneri Ze Maria ka qenë shumë i tensionuar. Në dhomat e zhveshjes ai ka kritikuar jo pak lojtarët për ndeshjen. Mësohet se ai është parë jo i qetë, për shkak të rezultatit, që sipas tij nuk pritej. Në fakt prej kohësh, trajneri brazilian është në fije të perit, pasi brenda katër ditësh, po sheh t’i përmbyset sezoni. Në fillim, Tirana e tij preku realitetin, teksa u eliminua nga Kupa, ndërkohë që dje nuk mundi dot Bylisin dhe është ende katër pikë nga vendi i dytë, kur duhen edhe 12 javë nga fundi i Kategorisë së Parë. Shkurt, karrigia e Ze Marias lëkundet jo pak. Edhe barazimi, komplikon jo pak qëndrimin e brazilianit në krye të Tiranës.

E vërteta mbi Hoxhallarin – Erjon Hoxhallari nuk ka qenë në fushë gjatë ditës së djeshme. Mësohet se lojtari nuk është aktivizuar, pasi ka qenë me grip. Trajneri Ze Maria ka vendosur që të mos rrezikojë me lojtarin, që nuk ia dilte të ishte 100 përqind në fushën e lojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online