Shosha: Asnjë sherr kush do gjuante penalltinë. Tiranën mund ta kalojmë

Mariglen Shosha, kapiteni i skuadrës së Bylisit, i cili realizoi dje golin e barazimit nga pika e penalltisë, pas ndeshjes ka pohuar: “Në radhë të parë nuk ka pasur mosmarrëveshje me Muratajn, sepse ne jemi një familje dhe unë duke qenë se jam më i madhi në skuadër, mundohem që t’i kuptojë të gjithë çunat. Edhe unë kam qenë si ata.

“Penalltia ishte, sepse e kam parë disa herë pas ndeshjes. Barazimi duket sikur ishte rezultati më i drejtë, por në fund ne duhej që të kishim shënuar, sepse Frenki ishte përballë portës dhe nuk duhej që ta falte atë rast. Megjithatë, ne duhet që të shohim përpara, gara është e gjatë, nuk ka mbaruar asgjë. Shpresat janë të mëdha, ne besojmë shumë.

“Tirana që është në krye aktualisht, neve nuk na ka mundur asnjëherë, kështu që edhe me formulën e re, unë kam besim se ne do të marrim pikët e plota në javët e mbetura dhe në fund do të ngjitemi. Tashmë duhet që të mendojmë për ndeshjen e radhës, siç dihet për Bylisin të gjitha takimet janë finale në këtë pikë ku ka arritur gara”, – ka thënë pas ndeshjes së djeshme, kapiteni i Bylisit, Mariglen Shosha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online