Koha po kalon dhe derbi i kryeqytetit ndihet gjithmonë e më afër. Edhe pse na ndajnë 2 ditë nga ndeshja e shumëpritur, ethet e sfidës më të rëndësishme të futbollit shqiptar janë prezente prej kohësh. Tirana ka përjetuar sot emocionet e derbit edhe në stërvitje, ku janë surprizuar nga “Tirona Fanatics”.
Tifozët besnikë të skuadrës bardheblu janë grumbulluar në qendrën stërvitore “Skënder Halili” në orën 13:00. “Tirona Fanatics” kanë treguar mbështetjen e tyre për lojtarët, duke bërë edhe spektakël piroteknik në tribunë. Mbështetja për bardheblutë nuk mungon, tashmë pritet vetëm reagimi në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/