Tirana pa Muçin, por me Shehin! Statistikat mbresëlënëse të bardhebluve, thyen pritshmëritë

Tirana është kthyer papritur në garën për titull duke i tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Në momentin kur Orges Shehi erdhi në krye të ekipit, diferenca nga vendi i parë ishte prej 16 pikësh. Pra vetëm një mision i pamundur që të synohej rinkonfirmimi si kampion, ndërsa synohej që Tirana të bindte me lojën e saj dhe të ishte sa më lartë në renditje.

Largimi i Ernest Muçit pas ndeshjes së humbur në shifrat 0-2 kundër Teutës u duk si “knock-out” për bardheblutë pasi do t’i bënin llogaritë pa talentin më në zë. Por statistikat e Shehit me Tiranën janë vërtet mbreslënëse.

Që nga momenti kur Muçi u largua nga Tirana, ekipi ka arritur që të marrë 5 fitore dhe vetëm 1 humbje që llogaritet në derbin me Partizanin. Kaq për të treguar se bardheblutë nuk varen vetëm nga një lojtar i vetëm, por nga fryma e grupit.

Sigurisht që rikthimet e Celhakës, Kales dhe Torrasës do t’i jepnin një fytyrë të re skuadrës. Tashmë kryeqytetasit janë vetëm 5 pikë larg titullit dhe nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, atëherë gjithçka do të jetë e mundur për t’i riparë edhe njëherë si kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online