Tirana pa Ernest Muçin! Mendohej si goditja “knock-out”, statistikat tregojnë çuditërisht të kundërtën

Kur Tirana do të mundej nga Teuta në 20 shkurtin e këtij viti në shifrat 0-1 u duk se sezoni i bardhebluve “u hodh në erë”. Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative dhe tabela që e nxirrte nga gara e titullit, kryeqytetasit zyrtarizuan edhe largimin e talentit të tyre. Ernest Muci do të niste aventurën e re me kampionët e Polonisë, Legia Varshavë.

Shumëkush mendoi se kjo ishte goditja e “knock-out” për Tiranën e këtij sezoni, duke u larguar lojtari më i mirë, por nuk po rezulton kështu. Në pesë ndeshjet e fundit që janë zhvilluar pa Mucin, bardheblutë kanë statistika pozitive.

Katër fitore dhe e vetmja humbje që lidhet me derbin kundër Partizanit, në një përballje që është histori tjetër. Tirana ka arritur të fitojë me Vllazninë, Bylisin, Kastriotin dhe Lacin për të treguar se ekipi nuk varej vetëm nga cilësitë e një lojtari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online