Tirana nxjerr në shitje biletat dhe fton tifozët në stadium kundër Zrinjskit, bardheblutë ulin çmimet për të joshur tifozerinë

Tirana u eliminua nga Champions League, por do të mbetet ende në Europë, teksa tashmë do të garojë në turin e dytë të Conference League-s. Më datë 19 korrik bardheblutë luajnë përballjen e parë me Zrinjskin e Mostarit. Kampionët e Shqipërisë kanë nxjerrë në shitje biletat për këtë sfidë. Tirana njofton përmes faqes zyrtare në “Facebook” se nga sot mund të marrin biletat në sportelet pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në oraret 11:00-19:00.

Ndërkohë bardheblutë kanë bërë edhe ulje në çmim në krahasim me ndeshjen e kaluar kundër Dudelange-t. Kështu një biletë për në tribunën N dhe V kushton vetëm 400 lekë, ndërsa në tribunën E 600 lekë. Sa i përket tribunave A dhe V, çmimi shkon në 2000 lekë, ndërsa një biletë në tribunën VIP kap vlerën e 3000 lekëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online