Tirana ia del mbanë, edhe në një vit të zi, sterrë. Pikërisht në sezonin e rënies nga Superiorja Tirana gjen forcë të fitojë kupën, për herë të 16-të.
U deshën 120 minuta, por Tirana triumfoi 3-1, kundër parashikimeve, kundër logjikës. E megjithatë, çfarë ka logjike te Tirana, që e luan ndeshjen e vitit pikërisht kur nuk shërben më?
Fanatics shkuan, panë, protestuan, e dogjën, ikën pas 20-25 minutash. Nuk e donin këtë kupë, as ata e askush me gjak bardheblu.
Po Skënderbeu? E pafalshme, u sollën në finale sikur ta kishin fituar kampionatin, sikur ishin ngopur. Kupën nuk e kanë fituar kurrë, por nuk është thjesht ters…
KUPA E SHQIPËRISË / FINALE
E mërkurë, më 31 maj, ora 19:00
Stadiumi “Elbasan Arena”
Skënderbeu – Tirana 1-3
Goli: Radas 88′ / Ede 21′, Moise 103′, Mervejl 114′ p.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Radas, Mici (Idrizaj 62′), Nimaga, Muzaka, Xhejms, Latifi (Gripshi 76′), Gavazaj (Karimi 77′), Plaku
Trajner: Ilir Daja
Tirana: Lika, Doka (Halili 83′), Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Akua, Karabeci, Kërçiku, Lika (Daja 62′), Mervejl, Ede (Moise 78′)
Trajner: Mirel Josa
Kartonë të verdhë: Vangjeli 76′, Jashanica 103′, Karimi 106′ / Ede 21′, Halili 86′, Hoxhallari 106′