Tirana merr ofertë për Mauexhen, lojtari drejt Egjiptit

Ugandezi mund të shitet në këtë merkato dimri. Futbollisti ka oferta nga një skuadër egjiptiane

Olsi Avdiaj
Toni Mauexhe mund të lërë Tiranën! Ose më saktë është pothuajse i shitur. Afrimet e fundit të lojtarëve dhe ngjeshja e futbollistëve në mesfushë kanë bërë që Tirana të shohë merkaton në dalje. Dhe i larguari i mundshëm është Toni Mauexhe. Për futbollistin e Ugandës, Toni Mauexhen në zyrat e klubit bardheblu ka ardhur një ofertë zyrtare nga një skuadër egjiptiane, emri i të cilës ende nuk bëhet e ditur. Mësohet se Tirana është shumë pranë përfundimit të marrëveshjes për të shitur futbollistin ugandez në Egjipt. Ky i fundit do të hapte vendin e caktuar në mesfushë për Mugunën që është pjesë e bardhebluve. Largimi i Mauexhes do të sillte shumë para në arkat e klubit dhe do të ulte shpenzimet e rrogës te bardheblutë. Gjithsesi, në ditët në vazhdim do të zbulohet gjithçka përsa i përket të ardhmes së ekipit.

Toni Mauexhe u bë zyrtarisht i Tiranës në muajin gusht. Pikërisht në ditët kur klubi bardheblu zyrtarizoi largimet e Mervejl Ndokit dhe Reuben Akua, erdhi prezantimi i tij që u bë futbollisti i dytë ugandez në skuadrën bardheblu, pas sulmuesit Junus Sentamu. Mauexhe është 27 vjeç, me eksperiencë të madhe, sepse ka luajtur shumë ndeshje me kombëtaren dhe gjithashtu ka luajtur për shumë vite në futbollin islandez, ku çuditërisht ka luajtur thuajse gjithë dekadën e fundit, duke përjashtuar një periudhë të shkurtër në Norvegji e Afrikën e Jugut. Mauexhe ka firmosur për dy vite me klubin bardheblu, por duket se bashkëpunimi do të ndalet këtë janar.

Nuk është në janar – Nëse qëndron te Tirana, bardheblutë nuk do të kenë shërbimet e Toni Mauexhes për gjithë muajin janar. Lojtari me të gjitha gjasat do të grumbullohet për sfidat eliminatore të Kupës së Afrikës. Uganda është në grupin B së bashku me Bregun e Fildishtë, Namibinë dhe Zambian. Lojtari i bardhebluve është titullar i padiskutueshëm në skuadrën përfaqësuese dhe ai do të jetë i grumbulluar prej fillimit të janarit me Ugandën. Lojtari duhet të luajë më 14, 18 dhe 24 janar tre sfidat e para të eliminatoreve për Kupën e Afrikës. Gjithsesi, Mauexhe është e sigurt që në janar me të gjitha gjasat nuk do të jetë me ekipin, duke humbur sfidat e para të kampionatit. Kjo është një arsye më shumë që lojtari të largohet nga skuadra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online