Kristal korçar, Abazaj: Europa nëpërmjet Korçës, nëse vjen edhe Bregu…

Kristal Abazaj është i Skënderbeut, pavarësisht se do të luajë me gjirokastritët deri në verë. Skënderbeu bën goditjen e dytë të madhe dimërore, pasi edhe Dejvi Bregu konsiderohet thuajse një çështje e mbyllur, me vlonjatin që pritet të bashkohet me korçarët pas përfundimit të kampionatit.

ABAZAJ – Lajmin e firmës me Skënderbeun e ka konfirmuar dje vetë lojtari, i cili u shpreh i kënaqur që do të jetë pjesë e një ekipi, që luan rregullisht në Europë dhe i jep mundësinë e afirmimit çdo futbollisti. Pas firmës së hedhur si futbollist i ri i Skënderbeut, Kristal Abazaj, në një prononcim për “Sport Ekspres”, ka rrëfyer përjetimin e tij: “Ishte një zgjedhje e bërë pasi u mendova gjatë. Skënderbeu ishte i vetmi klub shqiptar, që më ka bërë ofertë zyrtare dhe pas tri ditësh tratativa, arritëm një akord dhe jam shumë i lumtur. E zgjodha këtë klub për faktin që në Shqipëri, këto vitet e fundit, ka qenë model, por edhe duke parë historikun e lojtarëve që janë shitur dhe kanë kaluar në Europë, pasi kanë veshur këtë fanellë. E shoh si trampolinë.

Ofertat e tjera – “Nga jashtë vendit, sigurisht, por zgjedhja ime ishte e qartë, pasi u konsultova edhe me agjentin tim dhe njerëzit që më qëndruan pranë dhe më dhanë këshilla. A ndikoi familja? Jo, aspak. Vendosa unë, në fund të fundit. Ka kohë deri në verë. Fakti që jam i Skënderbeut, duke nisur nga sezoni tjetër, nuk do të thotë se nuk do të impenjohem me Luftëtarin, pasi është e gabuar. Jam profesionist dhe do të jap më të mirën edhe përballë Skënderbeut. Kush e fiton titullin? Mendoj Skënderbeu. A më ka kërkuar një tjetër ekip shqiptar? Jo, vetëm fjalë”.

Në fund, Abazaj ka thënë edhe se do të ishte i lumtur, nëse Bregu do të bashkohej gjithashtu me korçarët: “Diçka e bukur, sigurisht. Të shohim… A e njoh Skënderbeun dhe grupin? Po, e njoh pak, më kanë folur, por me trajnerin Daja nuk kam biseduar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online