Tirana merr fitore me shumë vlera kundër Erzenit, Skënderbeu mund Kukësin dhe e dërgon me një këmbë në Kategorinë e Parë

Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ditën e sotme. Bardheblutë kanë fituar me shifrat 0-2 kundër Erzenit. Goli i parë u shënua nga Kristal Abazaj në minutën e 20. Pasi Atanda do të prekte topin me dorë, lojtari i bardhebluve shënoi nga 11-metrat.

Ndërkohë Kahrimanovic humbi rastin e artë nga penalltia për të barazuar në minutën e 54, e cila u prit nga portieri i Tiranës. Goditja e fundit mbërriti nga Jonuzi që vetëm dy minuta më vonë, barazoi shifrat. Nga krahu tjetër Skënderbeu fitoi me shifrat 0-2 ndaj Kukësit. Rashica shënoi dy gola në këtë takim dhe dërgon verilindorët me një këmbë në Kategorinë e Parë. Mjafton që Teuta të marrë një pikë në pesë ndeshje dhe Kukësi do të jetë zyrtarisht i rënë nga Superiorja. /Sport Ekspres/