Tirana mbush arkën! Ja shifrat e çmendura që mund të fitohen, ëndrra e Egbosë i jep 16 milionë euro

Nga Klaudio Ndreca

Të punosh gjatë gjithë vitit për të tentuar shansin e Europës. Kur ligji i sportit nuk ka ndërmend që të zgjidhet nga Qeveria për t’i dhënë një dorë më tepër ekonomike ekipeve tona, turet për të matur forcat me skuadrat e tjera jashtë Superiores janë një shpresë e madhe. Tirana e cila i krijoi mundësinë vetes për të fituar kampionatin duke shkuar në “Champions League”, ka nisur të mbush arkën.

Pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Dinamo Tbilisit dhe nëse eliminimet në “Champions” dhe “Europa League” do të pasonin njëra-tjetrën, atëherë bardheblutë kthehen me 1.2 milionë euro në shtëpi. Një shifër kjo e cila nuk është aspak qesharake për ekipin kryeqytetas. Por çfarë e pret nëse do të vazhdojë më tej?

Kalimi ndaj Crevena Zvezdës në turin e dytë të Champions League do t’i jepte edhe 780.000 euro të tjera Tiranës, e cila përfiton shumë edhe në financa. Kalimi në fazën e “Play-Off” të Champions League të siguron 5.500.000 euro dhe dërgimi në fazën e grupeve, e cila është ëndrra e Egobsë e shprehur publikisht në media, kap shifrën e 16.000.000 eurove. Ndërkohë kalimi në “Europa League” të ofron vetëm 3.500.000 euro, shifër kjo e cila tregon ndjeshëm diferencën që kanë këto dy kompeticione në rëndësi dhe fitime. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online