Tirana marshon, Bylisi feston në fund. Naftëtar i çmendur, 5 gola Shënkollit

Në Grupin B të Kategorisë së Parë nuk ka pasur ndryshime në renditje, por është thelluar mes dy skuadrave të kreut dhe pjesës tjetër të grupit.

Tirana fitoi me përmbysje në Cërrik ndaj Turbinës, 2-1, me Muçin që barazoi golin e Klevis Roshit dhe me anglezin Ngo gjithnjë  e më shumë lider, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 65-të.

Bylisi fitoi 1-0 ndaj Tomorit, por vuajti deri në fund, duke shënuan vetëm 5 minuta para mbylljes me sulmuesin e afruar këtë janar, Semiao Granado.

“Bomba” ka ardhur nga Pogradeci, ku Iliria ka fituar 1-0 me gol të Xhabrahimit, ndërsa një fitore të madhe ka arritur Naftëtari, 5-2 ndaj Shënkollit. Ndeshje e çmendur, me 4 gola nga minuta 46 deri në 55, ndërsa shënuan edhe Vodo e Allkanjari, të cilët mund të ishin në Superiore me Lushnjën, por atje nuk i preferuan. Frymëmarrje për Shkumbinin, që ka mundur 2-0 Apoloninë dhe ka shënuar edhe Brajt Frajdej, i huazuar nga Egnatia.

Grupi B

Turbina-Tirana             1-2

Shënues: Roshi 7′ / Muçi 14′, Ngo 65′

Bylis-Tomori                 1-0

Shënues: Granado 85′

Shkumbini-Apolonia     2-0

Shënues: Brajt Frajdej 67′, Mezini 90′

Naftëtari-Shënkolli       5-2

Shënues: Pepa 29′, 48′, Koroveshi 46′, Vodo 55′, Allkanjari 69′ / Danaj 7′, Mirdita 52′

Pogradeci-Iliria           0-1

Shënues: Xhabrahimi 65′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online