Në Grupin B të Kategorisë së Parë nuk ka pasur ndryshime në renditje, por është thelluar mes dy skuadrave të kreut dhe pjesës tjetër të grupit.
Tirana fitoi me përmbysje në Cërrik ndaj Turbinës, 2-1, me Muçin që barazoi golin e Klevis Roshit dhe me anglezin Ngo gjithnjë e më shumë lider, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 65-të.
Bylisi fitoi 1-0 ndaj Tomorit, por vuajti deri në fund, duke shënuan vetëm 5 minuta para mbylljes me sulmuesin e afruar këtë janar, Semiao Granado.
“Bomba” ka ardhur nga Pogradeci, ku Iliria ka fituar 1-0 me gol të Xhabrahimit, ndërsa një fitore të madhe ka arritur Naftëtari, 5-2 ndaj Shënkollit. Ndeshje e çmendur, me 4 gola nga minuta 46 deri në 55, ndërsa shënuan edhe Vodo e Allkanjari, të cilët mund të ishin në Superiore me Lushnjën, por atje nuk i preferuan. Frymëmarrje për Shkumbinin, që ka mundur 2-0 Apoloninë dhe ka shënuar edhe Brajt Frajdej, i huazuar nga Egnatia.
Grupi B
Turbina-Tirana 1-2
Shënues: Roshi 7′ / Muçi 14′, Ngo 65′
Bylis-Tomori 1-0
Shënues: Granado 85′
Shkumbini-Apolonia 2-0
Shënues: Brajt Frajdej 67′, Mezini 90′
Naftëtari-Shënkolli 5-2
Shënues: Pepa 29′, 48′, Koroveshi 46′, Vodo 55′, Allkanjari 69′ / Danaj 7′, Mirdita 52′
Pogradeci-Iliria 0-1
Shënues: Xhabrahimi 65′