“Tirana luante me Laçin, njësoj do humbte”! Plas debati në studio, ja pse Partizani nuk duhet quajtur “kampion dimri”: Ta quajmë edhe kampion shtatori

Kolela arriti të korrte rezultate fantastike te Partizani, të paktën deri në këtë pjesë të sezonit. Të kuqtë po kryesojnë dhe kanë 4 pikë më shumë se Tirana e vendit të dytë. Një diskutim interesant është hapur në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”, a duhet të quhet Partizani kampion dimri? Për këtë pyetje ka pasur jo pak diskutime.

Eno Skarço nuk mendon kështu, teksa thekson se kampioni i dimrit shfaqet në momentin kur është mbyllur gjysma e fazës së kampionatit dhe jo kur mbyllet viti kalendarik. Për të mbyllur gjysmën e fazës së kampionatit, kërkohen edhe tre ndeshje.

Megjithatë Edmond Dosti, figura e shquar e futbollit shqiptar, është i bindur se rezultati do të jetë i njëjti: “Njësoj, Partizani do të ishte i pari edhe nëse mbylleshin tre ndeshjet e mbetura. Po ta shikoni, Tirana udhëton në Laç, që do të thotë se Laçi e fitonte këtë ndeshje”, tha Dosti.

Një linjë të kundërt mendimi ka mbajtur edhe Ilir Alliu: “Partizani kampion i dimrit? I pari ishte Partizani edhe në 3 ndeshjet e para ishte në krye të klasifikimit, ta quanim kampion i shtatorit? Ta marrin edhe këtë titull. Kur mbaron faza e dytë quhesh kampion i gjysmës së sezonit. Këto të tjerat janë përralla“, ka thënë Alliu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online