Tirana luan ndeshjen më të vështirë të sezonit, “Tirona Fanatics” japin lajmin e rëndësishëm për tifozët

“Tirona Fanatics” kanë konfirmuar praninë e tyre në Stamboll, ku do të mbështesin nga afër ekipin e tyre të zemrës në sfidën e vështirë kundër Beshiktashit. Grupimi i tifozëve bardheblu kanë njoftuar të gjithë mbështetësit e Tiranës për mënyrën se si mund të përvetësojnë një biletë. “Tirona Fanatics” bën me dije se biletat nuk janë në shitje në Stamboll dhe se duhen rezervuar përmes tifogrupit.

“Njoftim i rëndësishëm! Të gjitha biletat e sektorit mik ku do të qendrojnë Fanatics në “Vodafone Arena” nuk janë në shitje fizike te stadiumi i Besiktasit. Në Besiktas nuk ka bileta online e as fizike për shkak të politikës së tyre të stadiumit!

Pajisja me bileta për tifozët do të bëhet nga tifogrupi. Të gjithë anëtaret dhe tifozët që nuk udhëtojnë me autobusa mund ta rezervojnë biletën e tyre në numrin e telefonit: 0697420270 deri nesër në orën 15:00″, ka njoftuar “Tirona Fanatics”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online