Ndeshja e Partizanit kundër Atletico Escaldes vjen pa pagesë, ja se ku mund ta ndiqni përballjen e nesërme në Conference League

Partizani do të përballet në ditën e nesërme në transfertë me Atletico Escaldes. Kjo ndeshje fillon në orën 17:00 dhe është e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Përballja do të transmetohet pa pagesë në “MCN TV”. Një tjetër ekskluzivitet i fituar nga “MCN TV” që ka ndjekur hap pas hapi ndeshjet e ekipeve shqiptare në Europë. Sipas të gjitha gjasave nesër do të shohim një fitore të thellë të Partizanit.

Jo vetëm për faktin se rivali është modest, por 24 orë para ndeshjes u njoftua se Fede Bessone nuk do të jetë më trajneri i Atletico Escaldes. “Anaesports” raporton se pasi mësuan largimin e trajnerit edhe 8 lojtarë me peshë si  Vitolo, Alex Sanchez, Jilmar Torres, Victor Alonso, Victor Perez, Marti Riverola, Victor Casdesus dhe Mathias Courieu i janë larguar ekipit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online