Tirana largon “klasiken“ e Shqipërisë nga “Air Albania“, ja ku do të presin bardheblutë Vllazninë

Ditën e mërkurë zbresin sërish në fushën e lojës ekipet e Kategorisë Superiore. Të gjitha ndehsjet do të luhen në një ditë, ndërsa spikat sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë. “Klasikja“ e futbollit shqiptar do të luhet në orën 16:00, por çuditërisht nuk do të jetë “Air Albania“ stadiumi që do të presë këtë duel kaq të rëndësishëm.

Klubi i Tiranës duket se ka hequr dorë nga impianti më modern në Shqipëri, vend në të cilin ka zhvilluar takimet e fundit si pritëse. Megjithatë këtë herë bardheblutë kanë zgjedhur “Selman Stërmasin“ për stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *